Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë sot makinën e analistit, Fatos Lubonja.
Ngjarjen e ka konfirmuar vetë Lubonja për News 24.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.
Meta shkruan se uron që të jetë një lajm i rremë dhe të mos jetë sulmuar vërtetë makina e një analisti kritik ndaj qeverisë.
“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake neës për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”, shkruan Presidenti, krahas fotos ku duket makina e dëmtuar e analistit.