INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulmohen me armë zjarri redaksitë e dy gazetave në Stamboll

Publikuar më: 11:34 11-02-2016

Persona të maskuar kanë sulmuar me armë zjarri dhe bomba molotov selitë e gazetave Jeni Shafak dhe Jeni Akit në Stamboll të Turqisë. Sipas  informacioneve mësohet se 5 persona me maska kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur bomba molotov në hyrjen e selisë së gazetës Jeni Shafak e cila ndodhet në zonën Bajrampasha të Stambollit.

Pasi janë vërejtur nga rojet e sigurisë të dyshuarit janë larguar nga rruga që lidh Aksaraj-Otogar para selisë, raporton Anadolu Agency. Gjithashtu mësohet se zjarri i shkaktuar nga molotovi është shuar menjëherë nga rojet e sigurisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëse dhe policisë të cilët sipas inspektimeve te kryera në vendngjarje para objektit kanë gjetur shishe të tjera me koktej molotovi benda një çante, gëzhojat e plumbave dhe një shkrepëse që u ka rënë të dyshuarve.

Article Logic
Execution time: 0.002249002456665