Godina e ambasadës së Kanadasë në Athinë është sulmuar të dielën paradite nga një grup anarkistësh. Rreth 10 persona të maskuar, goditën vetratat prej xhami në hyrje të ambasadës, duke shkaktuar dëme materiale, si dhe hodhën bojë me ngjyrë të zezë e të kuqe.
Aksioni është regjistruar në kamerat e sigurisë. Ambasada e Kanadasë ruhet nga një polici private, pjesëtarët e të cilës në momentin e sulmit nuk mundën të bënin asnjë veprim.
Policia që mbërriti në vendngjarje, shoqëroi një person, për shkak se kishte me vete një maskë “full face”,por pak më vonë ai u la i lirë. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata anarkiste “Rubikoni”, që ka kryer një sërë sulmesh të ngjashme ndaj ambasadave të huaja të akredituara në Athinë.
Ministria e jashtme greke ke dënuar sulmin, duke theksuar ndërkaq se “akte të tilla nuk mund të influencojnë marrëdhëniet e shkëlqyera” të Greqisë me Kanadanë.