INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet me armë një banesë në Fierzë. Familjarët: Jemi të kërcënuar

Sulmohet me armë një banesë në Fierzë. Familjarët: Jemi të kërcënuar

Publikuar më: 08:54 28-07-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fierzë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një banesë. Incidenti ndodhi në fshatin Porav. Mësohet se në shënjestër të sulmit ka qenë banesa e shtetasit Lek Ndou, autori i ‘sulmit’ të djeshëm me armë ndaj mjetit të Tonin Pepkolaj. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se ngjarja ka lidhje dhe me fugonin që u qëllua me armë një ditë më parë. Pak pas ngjarjes familjarët kanë lënë banesën, ndërsa shprehen se ndihen të rrezikuar për jetën pasi janë të kërcënuar. Po ashtu ka dyshime se Lek Ndou kishte konflikt me djalin e shoferit të fugonit, ku ky i fundit u sulmua me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa fugoni me targë AA 982 MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba. Burime thanë se dyshohet që pas ngjarjes së mbrëmshme fshihet Lek Ndou. Edhe tre javë me parë ndaj banesës së Ndout u qëllua me breshëri plumbash. Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve të të dyja ngjarjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0051689147949219