Një shpërthim ka ndodhur të hënën në mesnatë në oborrin e Radiotelevizionit të Kosovës. Në një njoftim të tij thuhet se sulmi ka ndodhur me granatë dore dhe ka kaluar pa dëme në njerëz.
Policia ka rrethuar objektin dhe po kryen hetimet, por ende nuk dihen hollësi rreth incidentit, i cili fatmirësisht ka kaluar pa dëme në njerëz.
Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe pjestar të stafit teknik të televizionit, të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, njofton në faqen e tij të internetit Radiotelevizioni i Kosovës.