Ambasada e Rusisë në Damask, kryeqytetin e Sirisë u sulmua dy herë brenda ditës, me mortajë. Ministria e Jashtme e Rusisë, bëri të ditur se ambasada në Damask u sulmua me 2 predha mortaje. Ajo konfirmon gjithashtu se nga sulmi i bërë në ndërtesë nuk pati të vdekur ose të plagosur. Në deklaratë njoftohet se një prej predhave, që ra në oborrin e ambasadës, nuk shpërtheu, ndërsa predha tjetër ra dhe shpërtheu ngjitur me ambasadën. Çaktivizimi i predhës së pa shpërthyer është bërë nga specialistët e minave. Ministria e Jashtme e Rusisë bëri të ditur se sulmi është një provokim për të sabotuar bisedimet e paqes në Siri.