INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet ministrja Lindita Nikolla, studentja i hedh bojë në kokë [VIDEO]

Sulmohet ministrja Lindita Nikolla, studentja i hedh bojë në kokë [VIDEO]

Publikuar më: 18:28 17-11-2016

Kaosi i pranimit të universitete shtetërore që erdhi pas ndryshimit të skemës së regjistrimit në fakultete në minutën e fundit, ka shkaktuar gjithashtu pakënaqësi të madhe te maturantët dhe studentët në vend, ndërsa Lëvizja“Për Universitetin”  e quajti skemën të dështuar dhe kërkoi dorëheqjen e ministres Nikolla. Lëvizja “Për Universitetin” është një grupim i aktivistëve studentorë të cilët kërkojnë reformimin e universiteteve në Shqipëri për të ofruar arsim të lartë falas dhe pavarësi të universiteteve nga ndikimi shtetëror.

Një aktiviste e kësaj Lëvizje, i ka hedhur bojë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila Nikolla ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESSh. Në videon e publikuar nga Lëvizja në faqen e vet në Facebook, shihet momenti kur një vajzë ecën qetësisht dhe i afrohet ministres dhe më pas i hedhën bojën në flokë.

Lëvizja njofton në faqen e vet në Facebook se vajza është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Njoftimi i Lëvizjes për Universitetin:

Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.

Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434