INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet nga një grup i maskuar gazetari Ismet Drishti, ja kush e merr në mbrojtje

Sulmohet nga një grup i maskuar gazetari Ismet Drishti, ja kush e merr në mbrojtje

Publikuar më: 16:09 06-04-2018

Përmes një statusi në rrjetin social facebook deputetja e PD-së Albana Vokshi shprehet se gazeatri Ismet Drishti njëkohësisht edhe administratori i TV Zjarri është sulmuar nga një grup i armatosur dhe i maskuar.

Ajo shkruan se një grup i maskuar ka sulmuar me sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.

Mesa duket, sic shprehet Vokshi ai ka kërkuar ndihmën e policisë por ajo ka mbërritur shumë vonë. Sipas saj gazetari ka pësuar edhe lëndime të lehta në kokë.

Vokshi shkruan se PD dënon me forcë sulmin ndaj gazetarit dhe kërkon hetim të plotë të ngjarjes së përsëritur ndaj Drishtit.

Madje ajo shton së PD ka nisur procesin e konsultimeve për hartimin e një resolute paralamentare të mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.

Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresirët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit Zjarr u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.

Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin ndaj gazetarit Drishti dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0024280548095703