Një grua britanike është vrarë nga një peshkaqen i bardhë që ishte “më i madh se një anije”, në brigjet e Australisë perëndimore, raporton “The Daily Mail”.
Ligjeruesja universitar, Doreen Collyer, 60 vjeçare, me origjinë nga Chester, Cheshire, ishte duke notuar në një gumë në plazhin e Mindarie of Beach, rreth 35 kilometra në veri të Perth, kur ajo u sulmua nga peshkaqeni.
Burri i saj David John ishte në plazh duke ndejtur me disa shokë të tij, kur ai mësoi për atë që po i ndodhte gruas së tij.
Policia australiane ka raportuar se 43-vjeçari, është zhytur në ujë dhe e ka tërhequr gruan e tij, por ajo ka vdekur para se atë ta nxjerrnin nga uji.
Dëmtimet e saj janë përshkruar si shumë të rënda nga ana e mjekëve lokal.