INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet redaksia e gazetës, kritike ndaj Erdogan. Qipro kërkon nga OKB mbrojtje për gazetarët

Sulmohet redaksia e gazetës, kritike ndaj Erdogan. Qipro kërkon nga OKB mbrojtje për gazetarët

Publikuar më: 12:30 23-01-2018

Qiproja ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me lirinë e shtypit në zonat që ajo i konsideron nën pushtimin turk, pas bastisjes së zyrave të një gazete kritike ndaj presidentit të Turqisë. Greek Reporter shkruan se Ministria e Punëve të Jashtme shprehu në një deklaratë për mediat "shqetësimin e saj të madh" për incidentet që ndodhën të hënën në anën turke të Nikosisë kundër gazetës turke qipriote, “Afrika”. Një turmë hyri me dhunë në redaksinë e gazetës duke thyer xhamat e duke e bastisur atë.

sulmi_1.jpg

Një burim turk presidencial citoi Erdogan të përshkruante Afrikën si "një gazetë të lirë dhe të keqe" përpara se t'u bënte thirrje turqve qipriotë të "ndërmerrnin veprimin e duhur për këtë". Redaktori i Afrikës, Sener Levent,citohet nga Associated Press ku e akuzon presidentin turk për këtë sulm kundër gazetës. Në deklaratën e saj Ministria e Punëve të Jashtme tha se "kjo nxitje ndaj dhunës nga ana e presidentit turk është një tjetër dëshmi e politikës së zotit Erdogan për të konsoliduar politikat autoritare të Turqisë në pjesën e okupuar turke të Qipros, duke përfshirë kufizimet mbi lirinë shprehjes dhe lirisë së shtypit ". Ministria thotë se tashmë ka njoftuar Kombet e Bashkuara dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për veprimet e Turqisë, "duke kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme me qëllim mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shtypit dhe të shprehjes në zona nën pushtimin ushtarak turk ". Bashkimi i gazetarëve të Qipros ka dënuar gjithashtu sulmin e së hënës.

Article Logic
Execution time: 0.0035421848297119