Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë. Mësohet se një vajzë 25 vjeçare është dhunuar dhe më pas është sulmuar seksualisht nga një 20 vjeçar në bashkëpunim me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se vajza me iniciale L.D ka denoncuar në polici duke treguar tmerrin se 20-vjeçari Adjan V, banues në Kamëz e ka dhunuar dhe ngacmuar bashkë me dy shokët e tij, B.V. 24 vjeç dhe A. V. 21 vjeç.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin dhe po heton në gjendje të lirë shokët e tij.