Persona të armatosur kanë sulmuar me armë Universitetin Amerikan në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Agjencia lokale e lajmeve “TOLOneës” ka raportuar fillimisht se ka pasur një shpërthim fillimisht, para se persona të armatosur të futen brenda në kampusin e universtitetit. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarët e policisë.
“Disa persona të armatosur sulmuan Universitetin Amerikan në Kabul dhe ka raportime për sulm me armë zjarri dhe shperthime”,- tha një zyrtar i ministrisë së brendshme për Reuters. “Ata janë brenda kompleksit dhe ka profesorë të huaj së bashku me qindra studentë.”
Ata që kanë qenë dëshmitarë okularë, thonë në mediat sociale se janë të bllokuar brenda universitetit, pasi forcat e sigurisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Personat në universitet kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale se kanë mbetur të bllokuar brenda dhe po sulmohen.