Disa persona ende të paidentifikuar, kanë sulmuar ditën e sotme gjatë orëve të para të mëngjesit, xhaminë në Bilisht.
Mësohet se janë thyer xhamat e objektit të kultit, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kanë mundur të vjedhin arkën e xhamisë.
Policia ende nuk i ka identifikuar autorët, si dhe arsyen pse është qëlluar drejt xhamisë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.