INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmoi administratorin e ujësjellësit, arrestohet i riu

Sulmoi administratorin e ujësjellësit, arrestohet i riu

Publikuar më: 08:49 02-09-2018

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka sulmuar dhe goditur drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë e Bulqizës. Sipas të dhënave të policisë i riu Blerim Dauti, banues në Bulqizë,ka goditur me grushte administratorin e Ujësjellësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Minatori’, ku Dauti mësohet se ka goditur me grushte për shkak të detyrës 30-vjeçarin me inicialet N. M., banues në Bulqizë, me detyrë administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë. Dosja me materialet proceduriale i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875