IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Sulmoi gruan me armë zjarri, Chris Brown arrestohet si një kriminel dosido! [FOTO]

Sulmoi gruan me armë zjarri, Chris Brown arrestohet si një kriminel dosido! [FOTO]

Publikuar më: 10:16 31-08-2016

Chris Brown është kthyer në një kriminel të vërtetë!Sulmoi

Artisti i rrymës RnB është arrestuar për sulm me armë vdekjeprurëse, pra jo thjesht një incident, por një krim i mirëfilltë. Sajti TMZ bën me dije se Brown i drejtoi armë zjarri një të ftuare në shtëpinë e tij, mëngjesin e ditës së djeshme pasi debatuan në mënyrë të fortë. Ajo pretendon se shkak i debatit ishin bizhuteritë. Policia siguroi një mandat kontrolli për shtëpinë e tij dhe sipas raportit të tyre aty u gjetën 2 armë zjarri dhe drogëra. Mësohet se këto të fundit ishin të futura në një çantë të cilën Chris e hodhi jashtë dritares në momentin që po mbahej i mbyllur në shtëpi. Por ky truk i vogël paniku nuk kishte si të sillte rezutat. Këngëtari 27 vjeçar do të mbahet në rajon për të vazhduar hetimet.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033857822418213