Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll, doli sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.
Pavarësisht deklaratës së avokatit të tij se Kokëdhima nuk kishte kryer asnjë vepër penale, biznesmeni mbeti në burg me vendim të Gjykatës.
Ndaj 55 vjeçarit Kokdhima, rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës, dhe dëmtime me dashje.
Mihal Kokdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjoll të cilët drekuan në restorantin e tij.
Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.
Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokdhima mbi kofanon e makinës së tyre.
Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokdhimës.