INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmoi Xhemin dhe motrat Vjollca, reagon Alketa Vejsiu publikisht: Për mua, nuk mendoi askush…[FOTO]

Sulmoi Xhemin dhe motrat Vjollca, reagon Alketa Vejsiu publikisht: Për mua, nuk mendoi askush…[FOTO]

Publikuar më: 11:34 11-02-2020

Te gjithë na kujtohet lufta e ashper qe shpërtheu virtualisht, ku Alketa Vejsiu u duk se u hakmorr ndaj motrave Vjollca dhe Xhemi Shehut, te cilat per te krijuar situata humori perdoren disa pjese te Alketës në festivalin e Kenges.

Diten e djeshme, teksa ishte e ftuar ne Opinion, Alketa u pyet nga Blendi se pse vendosi te replikonte aq ashper. Ato bënë që të shpërthenin kritika të forta ndaj Alketës, e nuk munguan as fyerjet, ndersa në një moment, autorësinë e shkrimeve e pretendoi një vajzë që punon aty.

Alketa e bëri të qartë se vajzat e saj janë të lira, ndërsa shtoi se askush nuk mendoi në atë moment sesi do të ndihej ajo vetë, kur të gjithë po e sulmonin: “Unë jam një vajzë e ndjeshme pavarësisht se dukem si e fortë, punëtore, por pas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, mërzitem. Ishte një luftë, një dorë jo e ashpër po shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhin e së keqes në lëvizje.

Është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive, unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta. Por kur ka ligësi dhe padrejtësi unë nuk ju hap rrugë, jam këtu për të mos ju hapur rrugë, për të thënë të vërtetën time”, tha ajo.

Blendi ndërhyri duke thënë se “nuk mund t’jua kthesh në të njëjtën mënyrë“. “Unë nuk jua kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua ‘e bulizuam apo nuk e bulizuam Alketën’! Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari“, shtoi Alketa.

ketas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553