Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar golin e tij të parë në Europa League me skuadrën e Zyrihut. Armando Sadiku shënon golin e parë në Europa League, dhe është Super-Gol. Ka mjaftuar vetëm 1 minutë lojë që Sadiku të lëshojë një goditje potente duke shënuar në portën e Vilarealit. Sadiku është autori i disa golave të rëndësishëm me fanellën kuqezi, si goli i vetëm i shënuar në Kampionatin Europian si dhe një gol në eleminatoret e Kupës së Botës.