INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmuesi i ri i Tiranës përfshihet në skandal seksual

Sulmuesi i ri i Tiranës përfshihet në skandal seksual

Publikuar më: 14:51 20-06-2017

Sulmuesi i ri i Tiranës, Junus Sentamu, në fillim të këtij viti është përfshirë në një skandal të madh të kombëtares së Ugandës gjatë grumbullimit për Kupën e Kombeve të Afrikës 2017.

Trajneri i kombëtares së Ugandës zbuloi gjatë zhvillimit të turneut se një grup prej 6 lojtarësh merrnin në dhomat e tyre gjatë natës prostituta duke thyer rregulloren e brendshme të grumbullimit.

Sipas raportimit të medias vendase “watchdog.co.ug”, sulmuesi Junus Sentamu kryente rolin e ndërmjetësit për të siguruar prostitutat për veten dhe shokët e tij të skuadrës.
Për më tepër, duke qenë se ai nuk siguroi dot një numër të mjaftueshëm për t’i plotësuar të gjithë, disa prej futbollistëve përfunduan duke bërë orgji.

Pas zbulimit të këtij veprimi, Junus Sentamu u pezullua nga kombëtarja por nuk u largua nga grumbullimi në mënyrë që skandali të mos zmadhohej më shumë. Sulmuesi 22-vjeçar nuk u aktivizua asnjë minutë gjatë turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ditën e djeshme Tirana zyrtarizoi afrimin e sulmuesit 22-vjeçar Junus Sentamu. Futbollisti i kombëtares së Ugandës luajti në pjesën e dytë të vitit 2016 me Ilves në Finlandë, ndërsa prej janarit është pa ekip./ opinion

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164