INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmuesi  Sowe tregon synimin e tij: Dua këpucën e artë dhe ...

Sulmuesi Sowe tregon synimin e tij: Dua këpucën e artë dhe ...

Publikuar më: 16:57 18-05-2018

Ali Sowe dhe Sidrit Guri janë në garë për të fituar këpucën e artë. Të dy lojtarët ndajnë kreun e klasifikimit të golashënuesve në superligë. 24-vjecari tha se synimi i tij është të fitojë këpucën e artë dhe kupën e shqipërisë.

“Do të ishte diçka e mirë “Këpuca Artë”. Janë dhe dy ndeshje, por nuk ka mbaruar asgjë. Do të përpiqem të shenoj sa më shumë dhe pastaj do të bëj llogaritë. I jap merita vetes, stafit që më ndihmoi të punoj. Ndihem mirë fizikisht dhe kjo është më e rëndësishmja që më bëri mirë për të qenë deri në fund në gjendje optimale. Kur erdha këtu, e kam ëndërruar një ecuri të tillë, sepse erdha për të fituar gjithçka. Jam i kënaqur. Kemi përpara Kupën e Shqipërisë, por dhe “Këpucën e Artë”.”- tha sulmuesi Sowe.


Sulmuesi nga Gambia udhëheq me një realizim më shumë dhe me avantazhin që Guri mund të mos luajë në ndeshjet e mbetura.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934