INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmuesi Spanjoll: Përballja ndaj Shqipërisë, ndër më të vështirat

Sulmuesi Spanjoll: Përballja ndaj Shqipërisë, ndër më të vështirat

Publikuar më: 10:23 07-09-2016

Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në datën 9 tetor të këtij viti. Qëndërsulmuesi i kombëtares spanjolle dhe i Real Madrit Alvaro Morata, ka deklaruar se ndeshjet në transfertë ndaj Shqipërisë do të jenë më e vështirë për iberikët.

“Ndeshjet që do të luajmë jashtë ndaj Shqipërisë dhe Italisë janë më të vështirat që kemi në grup dhe duhen fituar me patjetër”, u shpreh Morata në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve të Botërorit 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin. Pas ndeshjeve të para të grupit, Shqipëria, Italia dhe Spanja kryesojnë me 3 pikë, pasi fituan respektivisht ndaj Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521