INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sundimi i ligjit në rrezik, ja vendet ku BE është gati të shkurtojë fondet

Sundimi i ligjit në rrezik, ja vendet ku BE është gati të shkurtojë fondet

Publikuar më: 15:05 30-04-2018

Këtë javë pritet që Brukseli të propozojë nje ligj i cili parashikon të shkurtoje fonde në vende ku pavarësia gjyqësore është në kërcënim. Dhe në listë janë shtete si Polonia dhe Hungaria.

Komisioni Europian pritet të njoftojë të mërkurën ndryshimin në legjislacion, duke e lejuar atë të shkurtojë paratë e BE-së në vendet ku problemet me sundimin e ligjit rrezikojnë administrimin e shëndoshë financiar, raporton Financial Times.

Masa e Brukselit vjen pas thirrjeve në rritje nga Gjermania dhe Franca, dy anëtarët më me ndikim të BE, të cilët kërkojnë të ndëshkojnë shtetet rebele sic jane Hungaria e Polonia.

Kujtojme se masa e sundimit të ligjit është një nga elementet më kontestues të propozimeve të komisionit për buxhetin afatgjatë të BE, i cili do të mbulojë më shumë se 1 trilion të shpenzimeve midis viteve 2021-2027.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ministri i Jashtëm polak i cili gjatë një interviste për AP është shprehur se kjo nismë është një presion i padrejtë politik cka do të dëmtonte Poloninë.

Komisioni vitin e kaluar formalisht paralajmëroi se kishte një “rrezik të qartë për një shkelje serioze të sundimit të ligjit në Poloni” nga reformat që sistematikisht u mundësuan politikanëve të “ndërhyjnë në përbërjen, pushtetin, administrimin dhe funksionimin e degës gjyqësore”.

Lidhur me vendimin për të shkurtuar fondet për vendet që paarqesin rrezik në sistemin gjyqsor Komisionerja e BE Vera Jourova u shpreh se i gjithë plani përfshin një rregullim në mekanizmin ligjor i cili do të lidhte fondet me respektimin e principeve demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605