INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Super-aksioni’ i shqiponjave që terrorizoi mbrëmë Tiranën

‘Super-aksioni’ i shqiponjave që terrorizoi mbrëmë Tiranën

Publikuar më: 13:21 15-09-2018

I premtova vetes mbrëmë se nëse do ishte finalizuar ndonjë operacion i madh apo do ishte arrestuar ndonjë kriminel, do bëja sikur e harrova atë që ndodhi e madje do përgëzoja policinë e shtetit por kur zgjohem sot dhe mësoj se ishte thjesht një “kontroll rutinor fundjave”, thjesht sa më bëhen më të forta ato skena terrori, banditeske, nga ato që të nëpëmërkëmbin dinjitetin dhe qytetarin e zakonshëm, e bëjnë të duket kriminel.

Isha ende nën efektin e skenave të “Mission Impossible” me Tom Cruise. Ishte filmi më i gjatë që kisha parë ndonjëherë në kinema. Ose ndoshta ashtu m’u duk për faktin që, kur dolëm nga salla, kishte kaluar mesnata.

Ishim 3 familjarë (dy prej nesh gazetarë), me një makinë që nuk e tejkalon vlerën e 4 mijë eurove, rrugës për në shtëpi.

E ndërsa po diskutonim ende për rolin e Cruise e po mendoja se si “ai djalosh nuk plaket kurrë”, para nesh po bëhej “nami”. Skena të ngjashme me ato të filmit aksion që sapo pamë.

Makinat e “SHQIPONJAVE” kishin bllokuar rrethrotullimin e "Pallatit me Shigjeta" dhe të maskuar nxirrnin jashtë makinave këdo. Të rinj, të reja e familjarë, kthyer pas, mbështetur nëpër makina me duart lart e këmbët e hapura, ndërsa efektivët e maskuar i kontrollonin lart e poshtë për kushedi se çfarë!

S’patëm kohë as të kuptonin ç’po ndodhte! Shqiponjat na bllokuan edhe ne.

Po prisja si fillim që djali i cili urdhëroi shoferin të zbriste, të na kërkonte në fillim ndonjë letër identifikimi a të na thoshte me qetësi pse na ndaloi por JO! Thjesht urdhëroi :“ZBRISNI NGA MAKINA”!

I thashë se ishim gazetarë duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë keqkuptim por as që ma vuri veshin.

Për më tepër ndiqni shkrimin e plotë

 http://www.newsbomb.al/super-aksioni-i-shqiponjave-qe-terrorizoi-mbreme-tiranen-134384

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439