Tashmë dihet universalisht se dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin prej vitesh.
Ndonëse zhanret e muzikës së tyre dallojnë, ka kohë që flitet për konkurrencë e inate mes dy artisteve.
Kjo ka qenë mjaft e dukshme në shumë evente muzikore ku këngëtaret kanë qenë dhe pjesmarrëse, por nuk i kemi parë kurrë bashk.
Është këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Bebe Rexha e cila kërkon ti bëjë bashkë dy këngëtaret.
Në një postim në Twitter Bebe shkruan:
“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max” duke e shoqëruar postimin me ikonat e ngjyrave kuq e zi.
Nga të përmendurat në postim reagoi vetëm Ava Max.
Këngëtarja u tregua mjaft entuziaste madje duke zbuluar dhe se çfarë projekti mund të sjellin.
"Version i ri i Lady Marmalade'" ka shkruar Ava.