Mesa duket Coldplay nuk do të jenë të vetëm në skenë, në 50-vjetorin e Super Bowl këtë vit.
Pas shumë thashethemeve, tashmë është konfirmuar se së bashku me grupin britanik do të performojë edhe diva e muzikës RnB, Beyonce. Sipas raportimeve të Entertainment Tonight, 34-vjeçarja do të këndojë në duet këngën "Hymn for the Weekend". Ndërkohë pritet që një ftuar special tjetër të jetë Bruno Mars. Kujtojmë që si ky i fundit ashtu edhe Beyonce kanë mbajtur Super Bowl në vitin 2013 dhe ate 2014-të. Me pak fjalë një show që do të na lërë pa fjalë!