Pak herë është parë që një skuadër të fitojë me mbrojtje një Super Bowl, ashtu siç ndodhi këtë vit. Denver Broncos fitoi titullin e NFL-së me një strategji mbrojtëse fantastike: pa shkëlqyer në sulm, por duke minimizuar sulmin e Carolina Panthers, që në dy ndeshjet e fundit para finales kishte shënuar 80 pikë, ndërsa në finale vetëm 10. Rezultati final ishte 24-10 për Broncos.
Me një ndeshje të shkëlqyer të Miller, i cili i “nxiu jetën” “quarterback”-ut të Carolina-s, Broncos shkatërruan sulmin më të mirë të NFL-së duke mos lejuar pasimet e Cam Newton, MVP i sezonit të rregullt.
Payton Manning, “quarterback”-u i Denver Broncos, fitoi kështu titullin e tij të dytë në karrierë, duke thyer dhe rekordin si “quarterback”-u më i vjetër që e fiton Super Bowl-in.