Një super Hënë e përgjakur u shfaq mbrëmjen e djeshme në qiell, dhe fotografitë e shkrepura nga një cep i botës në tjetrin ishin thjesht spektakolare.
Por përveç bukurisë së paanë, ashtu si çdo lëvizje astrologjike, Hëna e përgjakur la gjurmën e saj edhe në shenjat e horoskopit.
Shenjat e zjarrit: Dashi, Luani, Shigjetari
Gjatë eklipsit të Hënës, do të krijohet një moment që duhet jetuar në maksimum me një sprint krejtësisht të ri, sidomos falë Jupiterit tek Shigjetari që ndriçon rrugën e shenjave të zjarrit. Pas një viti paksa të ndrydhur për sa i përket marrëdhënieve të dashurisë, më në fund tre shenjat e mësipërmed do të përkedhelen nga fati dhe do të provojnë ndjenja të reja për dikënd.
Shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha, Bricjapi
Me rikthimin e Uranit në shenjën e Demit parashikohen moment të papritura gëzimi dhe euforie që i bëjnë Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin, protagonistët e festave më të bukura të vitit të ardhshëm. Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj influencave të Saturnit në Bricjap, që do të shfaqë fuqinë maksimale të energjisë dhe grintën tek shenjat e tokës duke i bërë të parezistueshme, sidomos në fushën e dashurisë dhe miqësisë.
Shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi, Peshqit
Shenjat e ujit janë të pandalshme. Këmbëngulja e tyre do të jetë si një valë shpërthyese së cilës i duhet kushtuar vëmendje. Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit kanë në fakt një objektiv shumë preçiz në kokën e tyre dhe bëhet fjalë për para, shumë para. Hëna e përgjakur do të sjellë dëshirën për pushime të shpeshta, aventura ekzotike dhe lukse të vogla e shenjat e ujit do të jenë të gatshme t’u japin jetë këtyre dëshirave.
Shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja, Ujori
Më në fund momenti i Binjakëve, Peshores dhe Ujorit! Shenjat e ajrit nuk kanë qenë protagoniste të horoskopit prej disa kohësh, por tashmë, me gjithë ndikimet e planeteve që janë të gatshme të ndihmojnë këto shenja, do të përjetojnë një rilindje reale të brendshme.