Ishte një vajzë e vogël shumë e ëmbël, por ëmbëlsinë e ka ende të freskët edhe pse kanë kaluar 17 vite kur ajo u shfaq në një nga telenovelat braziliane që mbërtheu teleshikues nga e gjithë bota.
Carla Diaz, e cila kishte rolin si vajza e Zhades sot është kthyer në një vajzë super seksi .Tani ajo vjen tepër joshëse dhe provokuese. Duke qenë një nga serialet më të ndjekur, me siguri të gjithë e mbani mend “Kloni”, prodhim i vitit 2001 por që në Shqipëri u shfaq tre vite më vonë.
I ndërtuar mbi një dramë të bukur, që ka trajtuar edhe fenomenin shkencor të klonimit, ka bërë që një numër i madh i shikuesve ta përcjellin me kureshtje deri në episodin fundit. Me siguri nuk i keni harruar as personazhet kryesore të këtij seriali. Ajo është një nga emrat më të njohura të kinematografisë dhe vazhdon aktrimin në filmat e serialet më të fundit braziliane. Carla vijon të postojë foto mjaft provokuese duke shfaqur bukurinë dhe format e trupit.