Diego Costa do të qëndrojë në Chelsea deri në fund të këtij sezoni pas prishjes së marrëdhënieve me Antonio Conten – ai do të largohet nga klubi gjatë verës, raporton “The Sun”.
Sulmuesi i Spanjës u largua nga skuadra e “Bluve” për ndeshjen e vikendit, pas një problemi me trajnerin në stërvitje, teksa spekulimet janë shtuar për një transferim të mundshëm në Kinë, ku sipas “The Sun”, kanë ardhur shumë ofertë në drejtim të Chelseat.
Sipas “The Sun”, Costa u ka thënë shokëve se nuk do të nënshkruajë kontratën e re me Chelsean dhe beson se e ardhmja e tij është larg “Stamford Bridge”.