INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Super tornado shkatërron Luizianën, dukej sikur po vinte fundi i botës [VIDEO]

Publikuar më: 10:56 09-02-2017

Të paktën 27 persona kanë mbetur të plagosur dhe rreth 250 banesa janë shkatërruar pasi një super tornado preku Luizianën në SHBA.

Një nga shtetet më të goditura New Orleans ka pësuar dëme të shumta si pasojë e erërave të forta që arrinin shpejtësinë deri në 179 dhe 218 kilometra në orë.

Guvernatori i Luizianës Bel Edward ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Ka qenë ora 2 e së martës, sipas orës lokale, kur kanë goditur tornadot në Luiziana dhe Misisipi. Siç duket edhe nga videot të postuara në rrjetet sociale, njerëzit janë tmerruar nga ajo që po ndodhte saqë kanë nisur të mendonin se kjo ishte fundi i botës.

Kujtojmë se kjo është e njëjta zonë e cila u godit nga uragani Katrina në vitin 2005, por fatmirësisht këtë herë nuk u shënuan viktima.

Por rreth 10 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, me qindra automjete kanë mbetur të shkatërruara dhe qindra shkolla janë shkatërruar.

Në video shohim edhe tornadon e cila duket sikur përpin të gjithë qytetin.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889