Enis Bardhi ka vazhduar me paraqitje fantastike në La Liga, pasi ka shënuar supergol nga gjuajtja e lirë ndaj Real Sociedadit.
Mesfushori shënoi sot një tjetër gol për ekipin e tij, Levante, në fitoren 3-0 ndaj Real sociedad.
Bardhi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, nga rreth 20 metra, duke shënuar golin e tij të tretë, në pesë javë kampionat.
Shqiptari nga Shkupi, që aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë, bëri bujë të dielën, me deklaratat e tij për Supersport.
Ai shprehu dëshirën që e kishte karakterizuar për të luajtur me Shqipërinë, por akuzoi Federatën se e kishte lënë jashtë vëmendjes, gjatë gjithë kohës.
Këto deklarata shkaktuan shumë debat në opinionin sportiv, duke hedhur edhe një herë dyshime mbi punën e Federatës, në zbulimin dhe monitorimin e talenteve të reja.