INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Supergoli i Alban Mehës ngre në këmbë stadiumin

Publikuar më: 07:40 04-03-2016

Alban Meha është shfaqur vendimtar me skuadrën e tij të Koniansporit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e fitores në ndeshjen vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë përballë Beshiktashit.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit 0-0, Meha realizoi një supergol në minutën e 84-t. Kosovari realizoi me një të majtë spektakolare nga distanca, duke i siguruar ekipit të tij një biletë për në çerekfinale, ku e pret Fenerbaçe.

Konoaspori e kishte fituar edhe ndeshjen e vajtjes me shifrat 2-1. Ky është goli i 9-të për 29-vjeçarin më ekipin turk gjatë këtij sezoni. Goli është edhe një sinjal më shumë për trajnerin Xhani De Biazi, për ta marrë mesfushorin në Evropianin e Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869