Superhëna më spektakolare e vitit 2019 do të duket në qiell, mbrëmjen e kësaj të marte, 19 shkurt.
Ajo do të duket më e shndritshme sesa thjesht një hënë e plotë.
Hëna do të duket më e shndritshme sepse ajo do të jetë më afër Tokës. Është një event të cilin nuk duhet ta humbisni.
Superhëna e nesëem është e dyta për viti 2019 pas asaj që ndodhi gjatë eklipsit në datat 20 dhe 21 janar. E radhës do të jetë në 21 mars.
Të gjithë të apasionuarit pas astrofizikës do të kenë mundësinë të shijojnë super dritën e hënës.