Në fillim u duk një skenë filmi, por jo në vërtetë cdo gjë ishte reale. Disa agjentë të policisë në Kanada gjatë operacionit të tyre u ndërprenë nga një burrë i veshur si Batman i cili i pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë.
Forcat e policisë e larguan menjëherë por një skenë e tillë u fotografua nga një kalimtar i rastit.
Superheroi është një person i njohur në zonë ai quhet Okanagan Batman dhe është i apasionuar pas heronjve dhe vishet si Batman në raste festash për fëmijë dhe jo vetëm.
Ai shkoi në skenën e krimin me Batmobile dhe i gatshëm të ofrojë ndihmë.
Policia bëri me dije se me gjestin e tij tëi papritur vuri në rrezik veten dhe të gjithë operacionin i cili në fakt po zhvillohej shumë shpejt.