INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Superheronjtë nxisin bulizmin. Studiuesit: “Mos i lini fëmijët ti ndjekin” [Video]

Publikuar më: 17:35 12-01-2017

Superheronjtë duket sikur janë një shembull i mirë për fëmijët , për faktin se ata e përdorin fuqinë e tyre për të mbrojtur më të dobëtit. Por një studim i ri ka zbuluar fëmijët e moshës para-shkollore nuk i admirojnë këto personazhe imagjinare për trimërinë e tyre, por në vend të kësaj, favorizojnë aftësitë e tyre të dhunshme. Studuesit zbuluan se kjo grupmoshë nuk është në gjendje të marr mesazhet morale që tranmetojnë programet , e se ata kuptojnë vetëm temën e agresivitetit. Studimi i ri është bërë për të kuptuar se çfarë djemtë dhe vajzat e moshës parashkollore marrin dukë qënë të ekspozuar ndaj këtyre karaktereve imagjinare. Nga studimi rezultoi se fëmijët merrnin prej superheronjëve vetëm karakterin agresiv, jo atë të mbrojtjes. Fëmijët nuk janë të prirur për të mbrojtur fëmijët e tjerë të cilët ishin keqtrajtuar dhe nuk kishte gjasa që ata të silleshin si mbrojtës të tyre. Edhe pse prindërit mund të mendojnë se fëmijët e tyre që shikojnë Superman apo Batman, do të mësojnë të bëjnë të njëjtën gjë, në fakt ndodh e kundërta, ata marrin tiparet agresive të tyre. Studiuesit thonë se ky rezultat duhet ti bëjë prindërit që ti shkëpusin plotësisht fëmijët e tyre nga këto filma.

Article Logic
Execution time: 0.003486156463623