Është zyrtare, tashmë “Bonbon” është kthyer në një epidemi që merr këdo që takon në rrugën e saj.
Kënga super e sukseshme e artistes bukuroshe, si asnjë këngë tjetër në gjuhën shqipe më parë thjesht nuk njeh kufinj. Pasi i siguroi Erës biletën për në shumë klasifikime ndërkombëtare, si dhe shfaqje televizive, revista edhe të tjerë, duket se ka ende shumë për të dhënë. Madje nuk u ndal as me shifrën e frikshme të mbi 130 milionë klikimeve në YouTube. Këtë herë arritja që “Bonbon” i solli këngëtares 21 vjeçare është shumë e veçantë, pasi e bëri pjesë të një videoloje elektronike kërcimi. Ose më mirë të themi, të videolojës së kërcimit më në zë të këtyre viteve të fundit, “Just Dance”. Kjo lojë luhet nëpërmjet lëvizjeve të trupit, me këngën në sfond dhe një personazh në ekran që të tregon se si kërcehet çdo këngë. Kështu ka ndodhur dhe në rastin e “Bonbon”, dhe ja si sugjeron loja e famshme që ta kërceni atë.