Finalja e kthimit në Copa Libertadores po shkakton shumë trazira dhe lajme. Pas shkatërrimit të autobusit të Boca Juniors dhe sulmit brutal që plagosi disa lojtarë të ekipit, tashmë ndeshja duket sikur nuk do të realizohet kurrë.
Sot ka ndodhur një takim në Luque të Paraguait, mes drejtuesve të Conmebol, presidentëve të dy klubeve dhe një personazh të ri, Robert Harrison, presidenti i federatës paraguajane të futbollit.
Prania e këtij të fundit nuk është rastësi, sepse po shqyrtohet ideja e të luajturit në Paraguai.
Boca Juniors kërkon fitore në tavolinë dhe presidenti i Boca-s deklaroi para selisë së Conmebol: “Nuk do të jap OK për asnjë marrëveshje
Paraguai po studiohet si alternativë dhe Walter Vázquez, komandanti i policisë në Paraguai, ka pranuar se i janë kërkuar detaje për organizimin e ndeshjes më 9 dhjetor, me shumë gjasa pa praninë e spektatorëve.