INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superkupa e Europës në ‘Arena Kombëtare’? UEFA jep ‘OK’

Superkupa e Europës në ‘Arena Kombëtare’? UEFA jep ‘OK’

Publikuar më: 08:19 08-06-2017

UEFA zyrtarizon Shqipërinë si një nga shtatë kandidaturat finale për zhvillimin e Superkupës së Europës në vitin 2019.

Federata Shqiptare e Futbollit vetëm pak ditë më parë plotësoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të stadiumit në ndërtim “Arena Kombëtare”, të cilin ia dërgoi qeverisë së futbollit europian dhe tashmë merr zyrtarisht konfirmimin se mbetet një nga kandidaturat për përballjen e pas dy viteve mes fitueses së Champions dhe Europa League.

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet në truallin e “Qemal Stafës” konkurron për vendimin final me stadiumin e Tuluzës në Francë, “Sammy Ofer Stadium” të Haifas në Izrael, “Astana Arena” të Kazakistanit, stadiumin kombëtar të futbollit “Windsor Park” të Irlandës së Veriut, “Arena Gdansk” në Poloni dhe “Beshiktash Arena” të Stambollit në Turqi.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë kandidaturën fituese më 21 shtator. Punimet për ndërtimin e stadiumit “Arena Komëtare” vijojnë me intensitet të lartë.

Federata Shqiptare e Futbollit shpreson që ta përurojë pikërisht me finalen e Superkupës së Europës stadiumin e ri, i cili po ndërtohet me standardet me të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721