INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superkupa e Europës, nuk përzgjidhet

Superkupa e Europës, nuk përzgjidhet "Arena Kombëtare"

Publikuar më: 08:05 21-09-2017

Do të ishte inaugurimi perfekt që do t’i bëhej stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, por nuk ka qenë e mundur.

Zyrtarët e UEFA-s nuk janë bindur nga stadiumi ynë që është ende duke u ndërtuar, ndaj të drejtën e organizimit të Superkupës së Europës në vitin 2019 e ka marrë stadiumi i Beshiktashit në Stamboll, “Vodafone Arena”.

Klubi turk shpenzoi 100 milionë dollarë për ndërtimin, që zgjati 3 vite. Stadiumi i Beshiktashit ka një kapacitet prej 43,000 spektatorësh dhe ka lozha superluksoze, por edhe ekrane multimediale që transmetojnë në cilësi shumë të lartë pamje nga ndeshja. Përveçse është një stadium i mbuluar tërësisht me Wi-Fi të shpejtësisë shumë të lartë, Vodafone Arena përdor energjinë diellore për energjinë që furnizon stadiumin dhe ujë shiu për vaditjen e fushës.

Federata Shqiptare e Futbollit aplikoi për të pasur të drejtën e organizimit të këtij kompeticioni, ndërsa në garë përveç stadiumit të Beshiktashit ishin edhe Budapesti, Varshava, Tuluza, Astana etj./Tiranapost.al

Article Logic
Execution time: 0.0039258003234863