INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superkupa e Shqipërisë luhet në

Superkupa e Shqipërisë luhet në "Selman Stermasi", Kukësi sfidon Skënderbeun

Publikuar më: 08:45 24-08-2016

Sonte, në orën 20:00, në stadiumin “Selman Stermasi”, do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë. Kukësi përballë Skënderbeut, me synimin për të fituar trofeun e parë të sezonit të ri futbollistik, që për Superioren ngre siparin pikërisht sot.

Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, verilindorët duken të etur për të shtuar edhe një trofe tjetër në “palmaresin” e tyre, ndërsa korçarët e kanë shijuar dy herë këtë titull. Ditën e djeshme, Kukësi i ka mbyllur përgatitjet për Superkupën. Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe trajneri Ernest Gjoka është entuziast për këtë ndeshje.

Pas mbarimit të stërvitjes, skuadra i është drejtuar hotelit, ku qëndron e grumbulluar. Nga ana e vet, presidenti Safet Gjici ka vizituar skuadrën para sfidës me Skënderbeun. Numri një i klubit verilindor ka folur me lojtarët dhe u ka dhënë atyre zemër për ndeshjen e sotme, në “Selman Stërmasi”. Gjici ka ulur tensionin e skuadrës, ndërsa u ka komunikuar lojtarëve besimin absolut për mundësitë që kanë. Futbollistët kanë shprehur falenderimet e tyre për presidentin dhe faktin që u ka qëndruar afër.

“Jam i sigurt se skuadra do të bëjë një ndeshje shumë të mirë, pasi kemi punuar për këtë. Faza përgatitore ka shkuar mjaft mirë dhe jam i sigurt se skuadra po e përthith filozofinë time të punës. Kemi një gjendje të mirë dhe jam i sigurt se do të zhvillojmë një finale të mirë. Formacionin do ta shihni në fushë, por të gjithë futbollistët janë të barabartë para meje. Skemat ndryshojnë gjatë lojës në varësi të ndeshjes,” tha trajneri Gjoka, i cili synon ta nisë me trofe aventurën te Kukësi.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496