Superkupa e Spanjës ka ndryshuar rregullat e saj. Federata ka vendosur që trofeu të mos jetë më vetëm një finale mes fituesit të Copa del Rey dhe fituesit të kampionatit. Sipas formatit të ri do të jenë katër skuadra që do të përballen në një raund gjysmëfinale të përcaktuar me short, më pas për të vijuar me finalen e madhe.
4 pjesëmarrësit do të jenë dy skuadrat finaliste të Kupës si dhe dy skuadrat e para të renditjes në La Liga. E njohur me emrin “Final Four”, gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet me 8 janar të vitit 2020, ndërsa gjysmëfinalja e dytë, një ditë më vonë.