Më 6 shtator ora 19:00 Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Kukësit në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Dy ditë më parë FSHF ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për këtë ndeshje, shkruan SYRI.net.
Ja çmimet e biletave:
“Tribunat A dhe B çmimi do të jetë 600 lekë;
Tribunat C1 dhe C2 çmimi do të jetë 300 lekë;
Tribunat D1 dhe D2, çmimi do të jetë 300 lekë,
Tribunat G1 dhe G2, çmimi do të jetë 300 lekë
Tribunat H1 dhe H2, çmimi do të jetë 300 lekë,
FSHF në akord me klubet, ka bërë këto ndarje tribunash: Tifozeria e Klubit “Tirana” në tribunat A1, A2, H1, H2, G1 dhe G2. Tifozeria e Klubit “Kukësi” në tribunat B1, B2, C1, C2, D1 dhe D2″, përfundon njoftimi i FSHF-së.
Kujtojmë që Kukësi është fituesja e Superligës ndërsa Tirana mposhti Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë.