INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superliga, Skënderbeu e Partizani shënojnë fitore

Superliga, Skënderbeu e Partizani shënojnë fitore

Publikuar më: 09:56 23-02-2016

Skënderbeu mposhti me rezultatin 1-0 Tiranën në Korçë duke vijuar marshimin drejt titullit kampion.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, ku Skënderbeu u shfaq i rrezikshëm në sulm dhe nga ana tjetër Tirana ishte e vendosur mjaft mirë në mbrojtje.Në minutën e 40-të ka tension mes tifozerive, ndërkohë që kapitenët e skuadrave drejtohen drejt tyre për t’i qetësuar.

45-minutëshi i parë mbyllet në shifrat e bardha 0-0.Në pjesën e dytë bardheblutë tentojnë të gjejnë disa herë rrjetën por vendasit mbyllin mirë.

Në minutën e 76-të Salihi rrëzohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti për bardhekuqtë. Penalltia shndërrohet në gol nga Salihi, që pas një gjuajtje elegante dërgon topin në rrjetë.

Në minutat në vijim të dyja ekipet krijojnë raste të mira shënimi por takimi mbyllet në shifrat 1-0. Pas tre pikëve të sotme ekipi i Josës e sheh veten në krye me 52 pikë, i ndjekur nga Partizani me 48 të tilla.

Në takimin tjetër Partizani ka triumfuar 1-0 ndaj Kukësit në “Qemal Stafa”, pas një goli të Xhevahir Sukajt.

Në pjesën e parë nuk munguan rastet e shënimit për të dy ekipit, por asnjëri nuk gjeti rrugën e rrjetës.Goli do të vinte në pjesën e dytë, ku Sukaj shënoi me kokë në minutën e 50-të, pas një krosi nga goditja e këndit.

Verilindorët pretendojnë për 11-metërsh në minutën e 58-të, pas pengimit të Pashait në zonën kundërshtare, megjithatë për gjyqtarin ndërhyrja është e pastër.Në minutat në vijim Kukësi rrit presionin në portën e “Të Kuqve”, por pa gjetur golin e barazimit.

Miqtë u detyruan ta mbyllin ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të karton të kuq të Shametit, i cili shkaktoi një faull në zonë.

Fitorja e sotme e mban skuadrën e Agostinelit në vendin e dytë në klasifikim me 48 pikë. Ndërkohë Kukësi e sheh veten në vendin e pestë me 32 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0032927989959717