Një supergole i Lionel Messit shpëtoi Barcelonën nga një tjetër humbje. Argjentinasi me finalizimin e tij ishte i vetmi që pati një moment shkëlqimi në transfertën e “El Madrigal”, por pa arritur gjithsesi të evitojë një tjetër “rrëshkitje” nga Reali pasi me Villareal u mbyll gjithcka në barazim. Për baercelonen një tjetër ndeshje pa fitore pas humbjes e së martës me Bilbaon në Kupë, dhe me 5 pikë diferencë në muajin janar dhe si forcë e tretë në La Liga në gjysmën e sezonit, Barcelona e sheh gjithnjë e më tepër të komplikuar fushatën për t’u rishpallur kampione e futbollit spanjoll.
Villareali golin e gjeti madje i pari me Nicola Sanson që realizoi në të 50-tën. Barazimi erdhi 1 minutë nga fundi kur argjentinasi Lionel Mesi harkoi në rrjetë një goditje perfekte që qethi shtyllën para se të fiksonte shifrat 1-1. Pas këtij hapi të gabuar feston Reali i Madridit, që shkëputet pesë pikë në krye dhe me një ndeshje më tepër në dispozicion. Barça mbetet në vendin e tretë, -1 nga Sevilja.