Ajo nuk rresht së habituri fansat e saj! Belen Rodriguez është padiskutim një nga modelet më të bukura dhe më të nxehta të botës, e njëkohësisht një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, aty ku ajo shpesh i surprizon me fotot provokuese.
Nuk e ka aspak problem t’i “vejë flakën” Instagram-it dhe jo rrallë herë e bën këtë.
Së fundmi është përfolur për ndarjen nga motociklisti Andrea Iannone, por është kapur “mat” në disa momente të nxehta.
Ka qenë e përjavshmja “Oggi”, që ka publikuar fotot e Belen Rodriguez teksa qëndronte në një lokal në kryeqytetin italian, Romë, së bashku me asistenten e saj Antonia Achille.
Por çfarë asistenteje do të thonit ju? Një ndihmëse e konsideruar edhe mikeshë nga Belen, e cila rastësisht apo qëllimisht, ka shkëmbyer edhe disa puthje të nxehta me të.
Por kjo nuk është hera e parë që Belen dhuron puthje të tilla, mjafton të përmendim puthjen me bashkëshorten e Francesko Totti-t, Illary Blasi.