INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Supernova”: Kapet për herë të parë nga Nasa

Publikuar më: 12:34 22-03-2016

Nasa më në fund ka treguar se si bëhet një shpërthim i një ylli të madh.

Teleskopi hapësinor i NASA, Kepler po vëzhgon këto shpërthime të mëdha të yjeve.

Në bazë të shpërthimit të një ylli që është 500 herë më i madh dhe 20 mijë herë më i shëndrritshëm se dielli ynë, dhe është larg 1.2 milionë vite-drite, ekipi i NASA kanë treguar me një animacion shumë real se si bëhet shpërthimi i një yll.

Në animacion janë paraqitur valët e dritës brilante të një ylli shpërthyes e njohur si “Supernova shock breakout”.

Ky fillon me pamje të kuqe të yllit gjigant ndërsa kur ai nuk mund ta përmbajë fusionin nuklear, bërthama e tij shembet me gravitet.

Valët e goditjes fillimisht shfaqen në sipërfaqe si llavë vullkanike, për t’u shpërbërë 20 minuta më vonë i tëri në një shpërthim ‘Supernova’.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064