INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Supersfidat e javës së parë në kupën e Botës

Supersfidat e javës së parë në kupën e Botës

Publikuar më: 15:27 11-06-2018

Kampionati Botëror që këtë vit organizohet në Rusi do të bëjë hapjen më 14 qershor. Kompeticioni më i madh i futbollit për kombëtare do të rezervojë emocione të mëdha nga supersfidat që do të zhvillohen. Ndeshja e parë luhet nga skuadra e vendit mikëpritës, që në këtë rast është Rusia. Në orën 17:00, do të zhvillohet ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Të premten më 15 qershor zhvillohet një ndeshje mjaft e fortë. Bëhet fjalë për Spanjën dhe Portugalinë, dy skuadra këto të cilat do të përballen në orën 20:00.   Kampionet e Europës në fuqi do të jenë në një sfidë të vështirë kundër ish kampioneve të botës. Rivaliteti portugez-spanjoll i futbollit i njohur gjithashtu si Derbi Iberik është një nga rivalitetet më të vjetra të futbollit në nivel kombëtar.

Edhe e shtuna ka rezervuar sfida të forta. Në orën 12:00 të mesditës, do të luajë Franca kundër Australisë, e ndërsa në orën 15:00 Argjentinë – Islandë.

Fundjava do të jetë një shumë e ngarkuar me ndeshje ku po në orën 18:00 do të luhet Peru – Danimarkë, ndërsa në orën 21:00, Kroaci – Nigeri.

Java mbyllet me ndeshje po shumë të forta. Në orën 14:00 Costa Rica – Serbia, për ti lënë vendin Gjermanisë në orën 17:00, e cila luan kundër Meksikës.

Brazil-zvicer është supersfida e grupit E. Amerikano latinet janë një nga favoritët kryesorë për ta fituar kupën e botës por edhe Zvicra po kalon një formë mjaft të mirë. Kjo është një ndeshje mjaft e fortë e cila fillon në orën 20:00 për ta mbyllur javën e parë të këtij Botërori me emocione të mëdha.

Si çdo Kampionat Botëror që tashmë jemi mësuar ta shohim të parashikohet nga njerëz, kafshë, shpend, kjo mënyrë është bërë traditë. Achilles, është emri i maces që do t’i parashikojë fituesit gjatë Botërorit të Rusisë, duke zgjedhur një nga dy enët me ushqim, ku do të jetë shënuar me ngjyrat përkatëse çdo skuadre në një ndeshje.

Article Logic
Execution time: 0.0053658485412598