INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suprizat e motit, pas ditëve me shi, mësoni si do jenë temperaturat nesër [FOTO]

Suprizat e motit, pas ditëve me shi, mësoni si do jenë temperaturat nesër [FOTO]

Publikuar më: 21:29 06-02-2018

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-i, nesër (e mërkurë, dt.07) do të vazhdojnë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik.
Megjithatë, Instituti i Gjeoshkencave vlerëson se Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.

RESHJET
Nesër (e mërkurë, dt.07) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut, kryesisht pasdite (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri priten reshje dëbore në 800m mbi nivelin e detit.

rasa.jpgreshjet.jpg

 

 

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16
në vendet e ulëta: 8 / 17
në vendet malore: 2 / 9 °C.

ERA: Nesër (e mërkurë, dt.07) do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832