INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suprizon vogëlushi. Mjekët i kërkuan nënës të abortonte,fëmija vjen në jetë [VIDEO]

Suprizon vogëlushi. Mjekët i kërkuan nënës të abortonte,fëmija vjen në jetë [VIDEO]

Publikuar më: 17:55 25-12-2017

Krishtlindjet kanë rezervuar një surprizë të veçantë për Yvonne Exell dhe bashkëshortin e saj.
Këto krishtlindje familjes së tyre iu është shtuar dhe Ruben, vogëlushi i cili i suprizojë mjekët me dëshirën për të jetuar.
Exell ishte 20 javëshe shtatzënë kur mjekët i kërkuan të ndërpriste shtatzëninë pasi fëmija e saj ishte i prekur nga një sëmundje tepër e rrallë e mushkërive dhe gjasat për të jetuar ishin shumë të pakta.
Sëmundja e CCAM , që ndryshe njihet si kisti i lindur i mushkërive prek 1 fëmijë në 10.000 dhe ka të bëj me një mas indesh që formohen në mënyrë anormale në mushkri, dhe mund të shkaktoj lindje të parakohshme ose abort.
Megjithatë prindërit e Ruben nuk hoqën dorë prej tij, ai ka lindur dhe i ka suprizuar të gjithë.
Mjekët pas ekzaminimit janë shprehur se ruben ka hedhur poshtë parashikimet e tyre dhe nëpërmjet një operacioni në mushkri do ti jap atij një jetë normale si të çdo fëmijë tjetër të moshës së tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045452117919922