INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suprizon Vuçiç me qeverinë e re, një ministre homoseksuale [FOTO]

Suprizon Vuçiç me qeverinë e re, një ministre homoseksuale [FOTO]

Publikuar më: 12:17 09-08-2016

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç paraqiti sot kabinetin e ri, që për shumë analistë është shumë i ngjashëm me qeverinë e dy viteve të fundit. Në qeverinë e re bën pjesë një ministre homoseksuale, një risi absolute për Serbinë dhe për gjithë Ballkanin. Bëhet fjalë për Ana Bërnabiç, ministre e Administratës dhe Entiteteve Lokale.

U konfirmua koalicioni mes Partisë së Progresit Serb të Vuçiçit dhe Partisë Socialiste të ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, i cili do ta mbajë këtë post. Anëtare e re e koalicionit është edhe Aleance e Hungarezëve të Vojvodinës, ndërkohë që bie në sy që në qeverinë e re ka shumë teknikë dhe ekspertë.

”Nesër do ta paraqes qeverinë e re në parlament”, deklaroi sot kryeministri Vuçiç në një konferencë shtypi

Article Logic
Execution time: 0.0027239322662354